Transmetuar më 20-02-2018, 12:24

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka realizuar së fundmi një shërbim fotografik, ku vjen mjaft provokuese.

Ajo shihet e gjitha e zhveshur, ndërsa me një fustan të vendosur përpara, mundohet të mbulojë pjesët intime të trupit.

“Zog i vogël simpatik, ti ke ende frikë nga lartësitë”, shkruan Dafina në fotografinë e publikuar në Instagram.

Këngëtarja ka njohur vetëm sukses në rritje, ku me këngët e saj ka bërë për vete publikun.

Gjithashtu ajo spikat dhe për stilin e veçantë të veshjes, ndërsa në fotografitë e fundit ka zbuluar shumë nga trupi i saj. /a.y/noa.al