Transmetuar më 20-02-2018, 14:04

“Eja, po të bëj një xhiro me Ferrari”. Por dëshira për të udhëtuar me makinën e shpejtë, i mori jetën 13-vjeçarit Alexander Worth.

Ai hipi në makinë Ferrari F50 të 39-vjeçarit Matthew Cobden, për një shëtitje, por humbi jetën tragjikisht, për shkak se automjeti u përplas.

I mituri ishte me të ëmën, kur i kërkoi të zotit të makinës që të bënte një fotografi me të.

Por Cobden, i propozoi që të bënte një xhiro me të dhe jo vetëm foto. Me sa duket gjatë shëtitjes, shpejtësia u tejkalua, duke bërë që makina të përplaset.

Gjykata deklaroi këtë të hënë se Matthew Cobden nënvlerësoi shpejtësinë që makina arriti në pak sekonda dhe nuk e vuri re kthesën që i doli përpara.

“Nuk kisha pak që e kisha ndezur, e vetmja gjë që kujtoj, është përplasja”, tha 39-vjeçari në gjykatë, teksa po hetohet në gjendje të lirë, shkruan noa.al.

Aksidenti tragjik u shënua në gusht të vitit 2016 në North Warnborough të Anglisë, ndërkohë që procesi gjyqësor dhe hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al