Transmetuar më 20-02-2018, 17:12

Policia e Tiranës doli me deklaratë për arrestimet e kryera për disa zurtarë publikë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumente për disa prona në bregdet.

Lutfi Minxhozi, shef i Krimit Ekonomik, tha në një deklaratë për mediat, se në mesin e të akuzuarve është edhe kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë tjetërsuar prona në bregdet.

Operacioni "Ranishtja2" ka çuar në pranga edhe 8 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë.

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kavajë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për zyrtarët e administratës shteterore. 

– Asim  Arkaxhiu, 44 vjeç, lindur në   Kavajë dhe banues në Tiranë, ish drejtori i ZVRPP, Kavajë. 

– Aldo Kila, 27 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, me detyrë Jurist në Z.V.R.P.P, Kavajë.

 – Shpendi Dema, 31 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Rrogozhinë, me detyrë  Jurist në Bashkinë Rrogozhinë.

 – Arben Daja, 51 vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë, me detyrë Sekretar dhe Protokollist në Bashkinë Rrogozhin. 

Për masën e sigurisë “Arrest shtepie”, për: 

–  Julian Zhelegu, 44 vjeç, lindur  në Kavajë dhe banues në Tiranë, Noter pranë dhomës së Noterisë Tiranë. 

U mor gjithashtu masa “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Beqir Nuredini, lindur në Rrogozhinë dhe banues në Tiranë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë. 

Për shtetasin me iniciale A.A. noter pranē Dhomës së Noterisë Durrës u mor masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publike”. 

Gjykata dha masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin me inciale A.K, me detyrë Inspektor i Mbrojtjes së Teritorit Vendorë, Bashkia Rrogozhinë. 

Jane shpallur në kërkim  dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë. 

– A.T, me banim në Rrogozhinë, me detyrë Kryeinspektor  i Mbrojtjes së Teritorit Vendorë, Bashkia Rrogozhinë. 

–  I.K., administrator i një subjekti privat.

Policia sqaron se të githë personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një siperfaqe prej 11.000 m2 tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë dhe në fshatrat përreth, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Arë”. 

Po ashtu po vijojnë hetimet për të parë raste të tjera abuzimi nga ana e zyrtarëve të lartë. /k.k/noa.al/