Transmetuar më 20-02-2018, 19:03

Pasi u akuzua për përdhunimin e një pacienteje, një psikolog përfundoi në burg, por pak më vonë u gjet i varur në qeli.

Dean Funabiki nga Pullman, Washington u gjet i varur me çarçaf, dhe pa shenja jete.

67-vjeçari mbrëmjen e së premtes doli përpara gjykatës nën akuzën e përdhunimit të një pacienteje, e cila po trajtohej psikologjikisht.

Një grua rreth 40 vjeç akuzoi në polici psikologun dhe terapistin për përdhunim. Dhe testet e ADN-së të mbledhura nga gruaja përputheshin me ato të Funabiki.

Policia tha se po hetohet për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së 67 vjeçarit. Funabiki punoi si një terapist praktikant në Shtetin e Washington, që nga viti 1978. /k.k/noa.al/