Transmetuar më 21-02-2018, 09:29

Mediat greke i kanë bërë jehonë deklaratës së kësaj të marte të Presidentit Ilir Meta, lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, për kufirin detar.

Gazeta greke “Eeleftheros typos” shkruan këtë titull: “Bombë” në kufijtë detarë greko-shqiptarë: Presidenti shqiptar bllokon negocimin”.

Më tej flitet për zjarr të vënë nga vetë Presidenti të marrëdhënieve mes dy shteteve, pas refuzimit për të dhënë autorizimin për negociata, lidhur me kufijtë detar.

Sakaq gazeta, “Demokratia”, e cilëson deklaratën e Metës si “një silur” për zonat ekskluzive ekonomike.

Në konferencën e tij Meta tha se kërkesa e Ministrisë së Jashtme nuk përcakton qartë çështjen e negociatave për të cilat kërkohet autorizimi.

Po ashtu ai deklaroi se Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryeja, duke nënvizuar se qëllimi i Presidentit nuk është të bëjë lojëra politike me një çështje aq serioze dhe delikate. /a.y/noa.al

Negociatat me Greqinë, Meta flet për vija të kuqe: Presidenti s’mund të vihet para faktit të kryer

Bushati i përgjigjet Metës: Negociatat me Greqinë duan qetësi, s’ka vend për anormalitet