Transmetuar më 21-02-2018, 10:58

Këngëtarja bukuroshe Rihanna, ashtu siç e pamë ditën e djeshme e ka kaluar festën e ditëlindjes në një mori urimesh pasi ajo ka mbushur plot 30 vjet.

E në këtë ditë të rëndësime ajo ka vendosur ta falënderoj atë që e solli në jetë, nënën e saj.

Rihanna në Instagram ka postuar një fotografi kur ajo ishte fëmijë edhe për mes një mesazhi ka thënë fjalët më të ëmbla për nënën.

“10,958 ditë më parë, Monica Fenty (nëna e Rihannës) u bë nënë për herë të parë me një vajzë të vetme! Sot është po aq ditëlindja jote sa është e imja! Të dua nënë!

Faleminderit që je kujdesur për mua, që më ke lind, që më rrite, që më mbështete, që më mësove dhe që më doje pa asnjë kusht!

Gruaja që unë jam sot është për shkak të gjithçkaje që je ti! Falënderoj Zotin që ka bërë një përzgjedhje të përsosur që ti të bëheshe nëna ime kur Ai ta dërgoi ty shpirtin tim! Ti je më e mira! Faleminderit!”, ishte mesazhi prekës i Rihannës./b.l/noa.al/