Transmetuar më 21-02-2018, 11:14

Duhet të jesh i dëshpëruar për të pirë gjak kobre në mënyrë që të mbijetosh. Por ky është skenari për të cilin përgatiten marinsat amerikanë.

Fotot ekstreme në xhungël vijnë nga një stërvitje e përbashkët mes forcave amerikane dhe atyre të Tajlandës, Singaporit, Japonisë, Koresë së Jugut, Indonezisë dhe Malajzisë, që jo më kot quhet “Kobra e Artë 2018”.

Në vitin e tij të 37-të, Cobra Gold është një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Azi, duke sjellë mijëra trupa nga Shtetet e Bashkuara, Tajlanda dhe vende të tjera për 10 ditë trajnim në terren në brigjet Thai.

Të hënën, disa marinsë amerikan dhe tajlandezë u ushtruan në provincën Chonburi, ku pinë gjak nga një kobër i prerë para se të hanin gjarpërinjtë e majmunët e pjekur.

Trajnerët ushtarakë të Tailandës mësuan grupin, që përfshinte trupat e Koresë së Jugut, si të hiqnin helmin nga akrepat dhe merimangat para se t’i hanin ato, apo si të gjenin ujë në vreshtat e xhunglës dhe bimët e ngrënshme.

Në stërvitjen e Cobra Gold të këtij viti morën pjesë rreth 6,800 ushtarë amerikanë, gati dyfishi i pjesëmarrjes së vitit të kaluar, një shenjë kjo e marrëdhënieve të ngrohta midis dy aleatëve./b.l/noa.al/