Transmetuar më 21-02-2018, 11:30

Shpesh duam të bëjmë gatime të shijshme, por jo për çdo gjë na e mban xhepi, ndaj detyrohemi të tërhiqemi.

Në videon që gjeni më poshtë sjellim një recetë fare të thjeshtë, tejet ekonomike dhe shumë të shijshme, ku në bazë janë qepujkat.

250 gramë qepë të vogla, hidhini të ziejnë për 5 minuta në një enë me ujë me kripë.

Më pas vendosini në një tepsi, mundësisht qelqi dhe hidhni sipër 10 gramë sheqer kafe, 70 gramë uthull molle, pak rigon pak kripë, si dhe vaj ulliri në sasi të bollshme, shkruan noa.al.

Përziejini mirë në mënyrë që marinizmi të jetë i njëtrajtshëm dhe tavën me qepë vëreni të piqet në furrë me 40 minuta me temperaturë 180 gradë. Kur ta provoni do lëpini gishtat.  /a.y/noa.al