Transmetuar më 21-02-2018, 12:15

Një surprizë e papritur gjatë javës së modës në Londër, ku u shfaq një mysafire e pazakontë.

Në ‘London Fashion Week’, gjatë sfilatës së kësaj të marte të përgatitur nga stilisti  Richard Quinn, mori pjesë mbretëresha Elisabeth.

E ulur në rreshtin e parë në radhën e publikut, mbretëresha e Anglisë, befasoi me praninë e saj.

Ajo u ul pranë drejtoreshës së revistës “Vogue America’, Anna Wintour, duke komentuar me të, veshjet e modës së lartë.

Kjo është hera e parë që mbretëresha merr pjesë në një sfilatë mode në Londër. /a.y/noa.al