Transmetuar më 21-02-2018, 14:52

Një ditë pasi kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se do të ketë zgjedhje të reja në Kukës, pas përplasjeve të fundit mes Safet Gjicit dhe Mimi Kodhelit, vjen dhe një deklaratë nga Asambleja e PS. 

Grupi i kritikëve socialistë në Kukës në reagimin e tyre shprehen se presin zgjidhje të problemeve të tyre nga kryesia, ndërsa shtojnë se ato deklarime nuk janë vendime të kryesisë por sipas tyre të Taulantit.

“Zgjedhjet në PS Kukës kanë përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar. Nuk ka mundësi të shkarkohet një asamble dhe të bëhet një e re vetëm për Safet Gjicin dhe Ballën. Kjo pasi koha e Monizmit ka përfunduar.

Nuk pranojmë ndëshkime të pa argumentuara dhe me telefon pasi Partia Socialiste si institucion funksionon nëpërmjet Statutit dhe ekziston në perberje të tij një komision për garancitë statuore”, thuhet në deklaratë.

Më tej ata theksojnë se në asamblenë e PS Kukës janë të gjithë të zgjedhur me votë të lirë dhe me një proces të rregullt në zbatim të statutit të PS dhe deklarimi për të zgjedhurit e Asamblesë Kukës “të pashkollë” nuk qëndron.

“Nese Balla kërkon të formoj një parti të re mund të krijoj dhe një asamble të re, por me këto veprime jo vetëm PS Kukës është në kriz, por e gjithë Partia Socialiste e Shqipërisë do të shkojë në krizë”, vijon deklarata.

Në fund ata deklarojnë se presin zgjidhje të problemeve të tyre dhe jo anashkalime dhe ndëshkime të panevojshme të cilat i marrin vesh në media dhe jo zyrtarisht./b.l/noa.al/