Transmetuar më 21-02-2018, 21:23

Një çift homoseksualësh janë detyruar të largohen nga një restorant indian, pasi po shkëmbenin puthje për festën e Shën Valentinit.

Sam Anderson dhe Angus Reilly, po shijonin një darkë në The Mumbai Inn, në 14 shkurt, ndërsa i dhuruan puthje njëri-tjetrit kur po jepnin dhuratat.

Studentët treguan se duhet të largoheshin pasi pronari i tha që restoranti është familjar, dhe një klient tjetër nuk do ndihej rehat nga veprimi i tyre.

Pronari, Andaz Rana deklaroi se ai foli me çiftin pasi një prind, që ishte me fëmijën, nuk ndihej rehat që ishte ulur pranë tyre. /k.k/noa.al/