Transmetuar më 22-02-2018, 07:59

Ajo është një prej këngëtareve shqiptare që na bën krenarë kudo në botë, në sajë të suksesit ndërkombëtar.

Por mbrëmja e martës ka qenë vërtetë fatlume për këngëtaren Dua Lipa, e cila është shpallur këngëtarja më e mirë në ceremoninë “Brit Awards”, eventi më i rëndësishëm i muzikës i mbajtur në Londër.

Dua fitoi dy çmime të rëndësishme në natën e madhe, duke u shpallur “Këngëtarja më e mirë femër” si dhe “Artistja me suksesin më të shpejtë në Britani”.

Sakaq si këngëtari më i mirë mashkull u shpall Ed Sheran. /a.y/noa.al