Transmetuar më 22-02-2018, 09:10

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, jep një lajm të mirë lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ai ka thënë se KE do ti rekomandojë vendeve anëtarë të Bashkimit Europian që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën Die Welt, ai tha se njerëzit në këto dy vende meritojnë një perspektivë konkrete evropiane.

“Ne besojmë se dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme dhe meritojnë këtë hap. Shqipëria ka bërë hapa në luftën kundër krimit të organizuar. Mendoj se deri në verë do jepet rekomandimi për çeljen e negociatave”, u shpreh ai. /a.y/noa.al