Transmetuar më 22-02-2018, 09:50

Policia del me deklaratë lidhur me aksidentin me pesë të plagosur të ndodhur në minierën e Shëngjunit në Klos, ku bëhet me dije se shkak për plagosjen është bërë një minë.

Rreth orës 01.00 të natës së lënë pas, në galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dhe me drejtim nga qyteti i Bulqizës, gjatë punës janë dëmtuar 5 punëtorë.

Të aksidentuarit janë grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës në tranverbangun e minierës.

Gjatë punës, dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.

Të dëmtuarit janë Q.L., 49 vjeç; Sh.L., 32 vjeç; R.S., 57 vjeç të cilët për shkak të gjendjes së rëndë janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Ndërkohë K.M., 31 vjeç dhe B.H., 28 vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHM (Reparti i Inspektim-Shpëtimit në Miniera), për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

E rëndë në Klos! Plagosen 5 minatorë, tre prej tyre rëndë