Transmetuar më 22-02-2018, 11:26

Pas disa vjedhjeve në seri policia më në fund ka mundur të vërë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes së Kishës së "Shna Ndoit" në Laç. Gjithashtu ai dyshohet edhe si autor i dy vjedhjeve të tjera në Tiranë.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Mançe është kapur në flagrancë në rrugën “Qemal Stafa”, me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”,  ku ka marrë dy trapan, një gur fresibël dhe një kompjuter.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

– Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018 , në rrugën "Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna – Ndoit , në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.

– Më datë 15.02.2018  dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugen “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe nje Kompjuter.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet  i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/