Transmetuar më 22-02-2018, 11:41

Ministrja u shpreh se nga kontrollet falas janë referuar probleme, ndërsa ka mohuar akuzat e opozitës për koncensionet.

"Para vënies në zbatim të këtij programi Ministria e Shëndetësisë gjendjej në një situatë me mungesë totale informacioni, pa të dhëna epidemiologjike, që janë themeli për hartimin e politikave efikase të shëndetit", tha Manastirliu.

Më tej ajo theksoi se "Nëpërmjet programit të kontrollit mjekësor bazë, ne sot i shërbejmë 1,2 milion shqiptarëve. Janë investuar nga partneriteti 944 milion lekë, që nga investimet në pajisje laboratorike, pajisje mjekësore, programe software, automjete, e deri tek hapja e 380 kabineteve të kontrollit mjekësor bazë në çdo qendër shëndetësore. Kemi siguruar madje edhe kabinetet e lëvizshme për zonat e thella të vendi".

Sipas saj deri tani 891, 047 qytetarë kanë kryer 1 ose 2 herë kontroll mjekësor pa pagesë. Ministrja deklaroi se shtimi i numrit të personave që po e marrin këtë shërbim, është dëshmi e një rritje të besimit tek programi i kontrollit parandalues, pavarësisht kritikave, sulmeve, baltës që është hedhur ndaj këtij programi me akuza shpesh në kufijtë e irracionales.

Ndërkohë që pjesëmarrja në Kontrollin Mjekësor ka mbërritur në shifrën 68%, Manstirliu tha se ende nuk jemi aty ku duhet, sepse i qëndrojmë objektivit për arritjen e targetit bazë, prej 475 mijë kontrollesh mjekësore në vit.

Nga foltorja e Kuvendit Manastirliu ka hedhur poshtë edhe akuzat e bëra për shtim të numrit të kontrolleve me qëllim shtim të pagasevae për koncension.

"Kjo është e pavërtetë, madje dua të siguroj qytetaerët se të gjitha kontrollet e pakryera, të cilat nuk janë realizuar deri më sot so të mund të kryhen në vitet në vazhdim pa asnjë kosto shtesë".

Në fund Ministrja e Shqëndetësisë u ka bërë thirrje të gjeithë kritikëve që të shkojnë bashkë në terren për të parë nga afër punën që po bëhet me këtë program mbarëkombëtar./b.l/noa.al/