Transmetuar më 22-02-2018, 12:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar sërish qeverinë për heqjen e ndihmës ekonomike për 20 mijë familjet e varfëra. Ai e ka cilësuar këtë si padrejtësi ndërsa ka theksuar se ky është një vendim vetëm i Ramës.

"Kjo qeveri nuk tha sot asnjë fjalë për mbi 20 mijë familje shqiptare që u është hequr ndihma ekonomike pas asnjë shpjegim. Asnjë ndjenjë, zuzarët kur kanë zgjedhje shkojnë i blejnë me thesin e miellit me Habilajt dhe Balilajt, por pas zgjedhjeve i harrojnë. Vendimi për heqjen e ndihmës është i Ramës për t’i hequr bukën e gojës mijëra familjeve, ajo është detyrim për familjet që nuk kanë të ardhura", u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati akuzoi qeverinë se sipas tij ata shpikën një sistem pikëzimi që refuzojnë ta bëjnë ttransparent.

"Tregoi se po të kesh sobë me dru nuk ke të drejtë për ndihmë ekonomike, por refuzon të tregojë sistemin e pikëzimit, krim i dyfishtë. Po të kishim një prokurori të pavarur do ta merrte të pandehur marionetën e Ramës dhe vetë atë, pasi nuk ka krim më të madh", tha Basha.

Në fund Basha i ka bërë thirrje popullit që të ngriohet në protestë për të larguar qeverinë Rama, pasi sipas tij është e inkriminuar dhe korruptuar, ndërsa hoqi nga skema e ndihmës ekonomike 20 mijë familje të varfëra.

“Ftoj qytetarët shqiptarë t’i bashkohen, pronarëve studentëve, artistëve dhe punonjësve të Fierit që protëestuan sot, që të marrim fatin tonë në duart trona, ne jemi shumica”, deklaroi Basha. /b.l/noa.al/