Transmetuar më 22-02-2018, 17:37

Dhimbja e kokës është një nga dhimbjet më të zakonshme, por edhe një nga më të nënvlerësuarat, madje edhe nga ata që vuajnë prej saj. Rreth 57% të rasteve mjaftohemi duke marrë një analgjezik të përgjithshëm, duke gabuar në trajtimin e vetes.

Ndërsa migrena është një dhimbje e fortë dhe pulsante që godet vetëm një pjesë të kokës, keqësohet njëherësh me mundimet fizike (ndonjëherë mjafton një lëvizje e thjeshtë e kokës) dhe shoqërohet me marrje mendsh, të vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erëra të veçanta.

Më poshtë keni të listuara disa truke të vogla, të cilat mund të të bëjnë ta mbash sa më larg dhimbjen e kokës.

Ha shpesh nga pak- Koha mes vakteve është një kohë e gjatë, e cila bën që niveli i sheqerit në gjak të bjerë, derisa çon edhe në migrenë. Për këtë arsye është mirë që në çantë të mbash gjithmonë ca fruta të thata, arra, bajame ose disa perime organike, të cilat të mbajnë edhe të hidratuar përgjatë vakteve.

Mbaj nën kontroll zemrën- Një studim suedez ka dalë në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga migrena dhe kanë një aktivitet fizik, të paktën tri herë në javë, kanë pasur më pak dhimbje koke dhe, pas tre muajsh, dhimbja u është reduktuar në nivele të dukshme. Prandaj duhet të bësh çdo lloj aktiviteti (Zumba, vrap, stërvitje, kërcim etj.) për të mbajtur nën kontroll migrenën.

Ndrysho rutinën- Nuk është aspak çudi që stresi të çon në migrenë, por vetë stresi nuk mund të jetë fajtor, pa pasur një shkak të fortë. Sipas një studimi, nga Qendra e Migrenës, në Nju-Jork, ulja e nivelit të kortizolit mund të shkaktojë dhimbje koke. Nëse nuk je e përgatitur për të ndryshuar rutinën, të paktën përpiqu për të parandaluar uljen e nivelit të kortizolit.

Bëj jetë aktive seksuale- Sipas një studimi gjerman të vitit të kaluar, përveç faktit që largon stresin, seksi mund të asgjësojë edhe simptomën e migrenës. Lehtësimi i dhimbjes së kokës mund të jetë për shkak të lirimit të endorfinës që çliron trupi gjatë marrëdhënies. /b.l/noa.al/