Transmetuar më 22-02-2018, 17:49

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar ditën e sotme ambasadorin e Novergjisë në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetarja e LSI-së e cila ka shpërndarë një foto të takimit në rrjetin e saj social Facebook.

Duke e falenderuar z.Sjaastad për pritjen, kryetarja e LSI-së e cilësoi Norvegjinë, si partnerin më të rëndësishëm për sa i takon rritjes ekonomike.

Gjithashtu Kryemadhi dha lajmin se Norvegjia është e gatshme për të shtuar bashkëpunimin.

”Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, zotin Sjaastad. Norvegjia mbetet një partner i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ambasadori konfirmoi gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin midis dy vendeve”,-shkruan Kryemadhi./b.l/noa.al/