Transmetuar më 22-02-2018, 18:52

Bashkia e Shkodrës ka reguar pas ngjarjes së rëndë ku u kërcënua me jetë trajneri i Vllaznisë, Ernes Gjoka.

Institucioni lokal, duke e quajtur aktin si të turpshëm, kërkon zbardhjen sa më parë dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

“Ky akt i turpshëm, i cili nuk ka lidhje me qytetarinë e spikatur shkodrane, dënohet me vendosmërinë më të madhe nga ana e Bashkisë, Klubit, stafit drejtues teknik dhe futbollistëve”, thuhet në reagim.

Bashkia thotë se “nuk përjashtojmë mundësinë e një prapavije të qëllimte, ndoshta edhe të sponsorizuar por që mbetet në duart e organeve kompetente që te zbardhet plotësisht”.

Me këtë veprim, thuhet më tej në reagim, përveçse është i mirëmenduar, ka për qëllim të dëmtojë skuadrën e Vllaznisë. /k.k/noa.al/