Transmetuar më 23-02-2018, 07:57

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane në zonën e Leçes, i kapur me kokainë.

I arrestuari është 25-vjeçari shkodran Alvaro Basi, i cili jetonte prej kohësh në shtetin fqinj.

Mbrëmjen e së mërkurës, policia ushtroi kontroll të beftë në banesën e tij, duke zbuluar 19.5 gramë kokainë, materiale për paketimin e lëndës narkotike si dhe 415 euro, para që dyshohet se janë siguruar nga shitja e drogës.

Gjithashtu iu gjetën edhe 48 fishekë gjuetie, të ndaluar nga ligji italian.

Rezulton se Basi është me precedentë penalë, pasi kur ishte 19 vjeç, është arrestuar për tentativë grabitje. /a.y/noa.al