Transmetuar më 23-02-2018, 12:04

Aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Shkodër- Velipojë, ku mbetën të vdekur katër persona ka prekur të madh e të vogël.

Katër anëtarë të familjes Preka, kryefamiljari Edmond së bashku me tre fëmijët e mitur, Noemin, Ajselin dhe Rajanin humbën jetën, ndërsa e mbijetuar mbeti vetëm bashkëshortja e tij dhe nëna e tre fëmijëve, Evisa.

Kjo e fundit ndodhet në spital dhe kërkon vazhdimisht të vegjlit e saj, pasi ende nuk e di se ata nuk ndodhen më nëmkëtë jetë dhe se janë përcjellë për në banesën e fundit.

Dje i është dhënë lamtumira edhe Noemit të vogël, e cila pas një jave në koma u nda dy ditë më parë nga jeta, duke thelluar akoma edhe më shumë tragjedinë.

Kunata e Evisa Prekës ka rrëqethur me postimin e saj në rrjetin social “Facebook”. Pas humbi vëllanë dhe dy mbesat dhe nipin, duke postuar edhe foto, ajo i shkruan kunatës, të cilës nuk gjejnë forcë për t’i treguar për ngjarjen e rëndë.

“O nusja e vllaut tem Zoti të dhaft forcë me përballu humbjen e familjes tane. Ti past Krishti në parriz”, ka shkruar ajo./b.l/noa.al/