Transmetuar më 23-02-2018, 12:19

Një vajzë 12-vjeçare është "ndarë" dhe "shqyer" nga një grup qensh endacak në rrugën e saj nga shkolla për në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ukrainë dhe “Liza Kanareikina u gjet në pyll përgjatë rrugës së saj të përditshme në qytetin Khartsyzsk, 28 kilometra në lindje të Donetsk”, tha policia.

Kur kishte kaluar disa orë nga përfundimi i shkollës dhe ajo nuk po kthehej në shtëpi, prindërit e vogëlushes të alarmuar kishin lajmëruar policinë dhe pas kërkimeve e kanë gjetur të gjymtuar dhe të copëtuar të shtrirë në dëborë.

Ata zbuluan se mbetjet e saj u copëtuan nga qentë "e egër si ujqërit", sipas raporteve të medias lokale në rajonin lindor të Ukrainës. "Vajza po vinte në shtëpi. Ajo u gjet në pyll e shqyer", shpjegoi Natalia Skiba.

Disa pjesë të trupit të tij të “shkëputura” prej saj janë gjetur në dëborën e cila kishte marrë ngjyrë të kuqe nga gjaku i 12 vjeçares.

Policia nisi një hetim dhe vrau disa qen për të kontrolluar se çfarë kishte brenda stomakut të tyre. Tashmë pritet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes./b.l/noa.al/