Transmetuar më 23-02-2018, 13:31

Mbyt një fëmijë 6 muajsh në kovë, në mënyrë që të mund të bënte seks me nënën e tij pa u shqetësuar.

30-vjeçari Mandla Chauke, nga Pretoria në Afrikën e Jugut, u dënua me burgim të përjetshëm, pasi kreu krimin e tmerrshëm.

Ai akuzohet për vrasjen e djalit të të dashurës së tij, duke e mbytur në një kovë me urinë.

“Doja të bëja seks me të, foshnja na bezdiste”, deklaroi Chauke në gjykatë.

Gjyqtari u tregua i rreptë në dënimin e tij, duke thënë se ky ndëshkim, duhet të shërbejë si shembull në të gjithë vendin, në mënyrë që të parandalohen ngjarje të tilla.

Krimi tronditës është shënuar në dhjetor të vitit 2016, por vetëm këtë të hënë u mbyll procesi gjyqësor, ku 30-vjeçari u dënua me burg të përjetshëm, shkruan noa.al.

Fillimisht i dyshuari mohoi akuzat, duke thënë se faji i tij i vetëm ishte që kishte fshehur kufomën, por se vogëlushi kishte vdekur shumë më parë. /a.y/noa.al