Transmetuar më 23-02-2018, 14:08

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë.

I ekstraduari është Redi Ferizaj (Allkoçi), 31 vjeç lindur në Tiranë, i dënuar me 7 vite burg për veprën penale  “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Ekstradimi i tij u bë pasditen e kësaj të enjteje, nga Frankfurti në Gjermani.

Ndaj tij Gjykata e Tiranës, në korrik të vitit 2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. /a.y/noa.al