Transmetuar më 23-02-2018, 15:16

Aktorja simpatike 42 vjeçare, Eva Longoria e cila është në një lidhje me Jose Baston, është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

Eva Longoria është gjashtë muajshe shtatzënë dhe kjo është dalja e parë e saj në publik me barkun e rrumbullakosur. 

Eva mori pjesë në ndarjen e çmimeve  të Dizajnit të Kostumeve në Beverly Hilton Hotel, në Los Anxhelos, ndërsa mbante veshur një fustan të thjeshtë ngjyrë rozë, detaj i cili na lë të kuptojmë se aktorja është në pritje të një vajze.

Ajo dukej e shëndetshme dhe e lumtur dhe kur u pyet se si po ecte shtatzënia, ajo e lumtur ishte shprehur se ndihej vërtet mirë.

Ky është fëmija i parë për aktoren e “Shtëpiake të Dëshpëruara”, ndërsa për bashkëshortin e saj, Jose, 49 vjeç, i katërti. Ai ka tre fëmijë, Jose, Tali dhe Mariana me ish- bashkëshorten Natalie Esperon. /b.l/noa.al/