Transmetuar më 23-02-2018, 15:58

Një nënë nga Tirana i është drejtuar policisë për të denoncuar zhdukjen e vajzës së saj të mitur.

D.K., 42 vjeçe banuese në Paskuqan, Tiranë është paraqitur ditën e djeshme në polici për të denoncuar se e bija E.K., ka humbur çdo kontakt.

Ajo ka thënë se vajza e saj 15 vjeçe kishte dalë nga banesa për të shkuar në shkollë, por më pas nuk ishte kthyer më në shtëpi.

E shqetësuar për fatin e të bijës dhe pas kërkimeve të saj pa rezultat tek të afërm dhe shoqe, 42 vjeçarja i është drejtuar policisë për ndihmë.

Pas njoftimit për rastin, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e 15 vjeçares dhe kthimin e saj pranë familjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim./b.l/noa.al/