Transmetuar më 23-02-2018, 19:54

Dy persona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri jashtë ambienteve të një banke.

Ngjarja ka ndodhur në kushte ende të paqarta. Gjithçka ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku dy personat ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Siç shihet në foto, dy personat janë të shtrirë në tokë, ndërsa policia e Zyrihut tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët.Dëshmitarë okularë raportuan se kishin dëgjuar rreth pesë të shtëna përpara, dhe më pas mbi 15 makina policia mbërritën në vendngjarje.Mediat raportojnë se një pistoletë është gjetur pranë dorës së njërit prej viktimave. Rrethanat e vrasjes nuk janë ende të qarta, por policia thotë se nuk ka dyshime se mund të ketë lidhje me terrorizmin. /k.k/noa.al/