Transmetuar më 24-02-2018, 12:20

Presidenti i Komisionit Europian Jean- Claude Juncker do të vijë nesër në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite ai pritet të ketë një sërë takimesh në funksion të axhendës europiane për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të kryeministrit, ndërsa zbardhet edhe axhenda e tij në kryeqytetin shqiptar.

Sipas njoftimit në orën 17:30 organizohet ceremonia ushtarake e pritjes në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama të Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Më pas, në orën 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker./b.l/noa.al/