Transmetuar më 24-02-2018, 16:48

Në orën 17:00 të ditës së sotme luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 21-të, ku Skënderbeu pret Partizanin në stadiumin e Korçës.

Trajneri Ilir Daja ka shumë mungesa, siç janë ato të Bajram Jashanicës, Sabjen Lilajt dhe Afrim Takut. Muzaka dhe Vila e nisin në këtë ndeshje nga stoli.

Partizanit i mungojnë në këtë ndeshje mesfushorët Çulum dhe Telushi, i pari i skualifikuar dhe i dyti i dëmtuar.

Ndërkaq kthehet në stol trajneri Sulejman Starova.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Dita, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: I.Daja.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Trashi, Mala, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: S.Starova./a.k/noa.al/