Transmetuar më 24-02-2018, 19:01

Sipas hulumtimeve të reja të kryera në Britani të Madhe, gjëja më e mirë për bebet tuaja mund të jetë lindja me kokë të madhe. Kjo sepse bebet me koka të mëdha kanë tendenca të bëhen më inteligjentë.

Shkencëtarët e kanë analizuar lidhjen mes gjeneve, IQ-së dhe shëndetit të përgjithshëm dhe kanë ardhur deri te ky zbulim. Studimi ka shfrytëzuar të dhënat nga 100,000 britanikë.

Pjesëmarrësit kanë dhënë gjakun, urinën dhe pështymën për analiza, e po ashtu kanë dhënë informacione për stilin e tyre të jetës.

Analizat kanë zbuluar se bebet me kokë më të madhe, janë dukshëm më të pritura që të marrin diplomë universitare dhe të shënojnë më shumë pikë në testet verbale dhe numerike.

Kokë më e madhe, tru më i madh!

Ndërsa studimi sygjeroi se kishte një lidhje të madhe mes gjeneve dhe inteligjencës, lidhja me përmasat e kokës ishte krej e papritur. Profesori Ian Deary i Univeristetit te Edinburg shprehu se:

“Krahas ndikimit gjenetik në zhvillimin dhe aftësitë konjuktive të fëmijës, ndikimit në zhvillimin fizik dhe shëndetin mendor, studimi ka arritur të nxjerrë përfundimin se këto aftësi konjuktive ndikohen edhe nga madhësia e kokës, forma e trupit si edhe edukimi që merr fëmija”./a.k/noa.al/