Transmetuar më 28-02-2018, 19:20

Një aksident i rëndë hekurudhor i ka marrë jetën të paktën 15 personave, ndërsa më shumë se 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Egjipt, ku dy trena u përplasën  në ecje.

Një zëdhënës i ministrit të Shëndetësisë u citua nga mediat egjiptiane duke thënë se 10 vetë u vranë dhe 15 u plagosën, teksa viktimat e përplasjes transferohen në spitale.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 15, dhe 40 të tjerë të lënduar.

Burimet e mediave, duke përmendur zyrtarët e policisë dhe ushtrisë, thanë se rreth 30 ambulanca u vendosën në vendin e përplasjes. /k.k/noa.al/