Transmetuar më 01-03-2018, 18:44

Një gjykatë ka dënuar përjetë një ish-ushtar, i cili pasi kishte vrarë një person, bëri foto selfie.

Ai e dhunoi barbarisht deri në vdekje, saqë policia kujtoi se e kishin vrarë qentë që mbante në shtëpi.

Kur po jepte dënimin me burg të përjetshëm për Alexander Palmer, gjyqtari e përshkroi sulmin e 24-vjeçarit si dhunë të "egër dhe brutale" ndaj të moshuarit 83-vjeçar, Peter Wrighton.

Dënimi u dha nga gjykata e "Nottingham Crown", të enjten, pas një gjyqi tetëditor.

U desh një juri prej katër burrash dhe tetë grave të cilët për 44 minuta shpallën fajtor ish-ushtarin.

Gjykata dëgjoi se Palmer pati probleme të shëndetit mendor pasi u sulmua nga ushtarët e tjerë një natë në Plymouth në vitin 2013.

Trupi i Wrighton u zbulua më 5 gusht 2017 në një zonë të largët në East Harling, me qentë e tij Gemma dhe Dylan aty pranë.

Policia fillimisht mendoi se 83-vjeçari ishte vrarë nga një kafshë për shkak të natyrës së tërbuar të plagëve të tij, por shpejt ndryshoi teorinë e tyre pas autopsisë.

Asnjë lidhje nuk është bërë midis vrasësit dhe viktimës së tij.

Një telefonues i tha policisë se, gjatë marrjes së trajtimit të shëndetit mendor, Palmer kishte folur për zërat që i thonin atij të dëmtonte njerëzit, sidomos ata që kishin qen. /k.k/noa.al/