Transmetuar më 08-03-2018, 14:45

Pas sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë në Maimanas, u arrestuan dy persona shoferi dhe menaxheri i kompani së “Arbri Gadren”. Sot janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me hyrje-daljet e Donaldo Lushajt.

Sipas hetimeve, Lushaj menaxher i kompanisë në vitin 2016 ka hyrë dhe ka dalë 6 herë nga Shqipëria. Të 6 herët në drejtim të Morinës me 2 mjete me targë AA 361 RH dhe AA 471 SU.

Më tej thuhet se ai udhëtonte drejt Morinës më pas për të ikur në destinacionet ku ishte nisur. Po sipas të njëjtave burime thuhet se dhe brenda vitit 2018 ka urdhëruar 3 herë në data 3, 13 dhe 21 janar, ku në të gjitha këto herë është kthyer brenda ditës.

Pas arrestimit, Lushaj ka deklaruar: “Kam katër vjet që punoj si menaxher i ‘Arbri Garden’. Porositë bëhen nga Arbër Çekaj 25-30 ditë përpara. Kontenierët e kompanisë erdhën dy javë me vonesë. 

Kontenierët u ndaluan për inspektim në Livorno të Italisë dhe për këtë kontroll "Arbrit" i erdhi një faturë prej 4 mijë eurosh për të paguar”.

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg shoferin e kamionit Armando Pezaku dhe menaxherin e kompanisë Donald Lushaj, pas kapjes së 613 kilogram kokainë në Durrës që vinte me një kontenier nga Kolumbia.

Dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të drogës. Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë, Maltës e Italisë.

Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkohë që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë. Donaldo Lushaj  kishte udhëtuar dhjetëra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt  Kolumbisë.

Pronari i firmës "Arbri Garden" Arbër Çekaj rezulton ta ketë mbyllur aktivitetin 3 javë para aksionit dhe të jetë larguar jashtë vendit, i cili tashmë është edhe person i shpallur në kërkim nga policia. /b.l/noa.al/