Dalin detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur paraditen e sotme në një dyqan celularësh në Tiranë.
Në videon që gjeni më poshtë shihet momenti kur i plagosuri, mbahet për krahu nga kalimtarë të rastit, në pritje të ambulancës.
Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Qamil Guranjaku”, pranë Liceut Artistik, në dyqanin i cili shërbente edhe si servis.
Paraprakisht dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar me eksploziv, ndërkohë që një person ka mbetur i plagosur.
I dëmtuari Gentian Hoxha 34 vjeç, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se i plagosuri ishte shitës në dyqan. Nuk dihen ende rrethanat e shpërthimit, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /a.y/noa.al
Shpërthim në një dyqan celularësh në Tiranë, plagoset një person