Transmetuar më 16-04-2018, 07:29
Mali i Zi votoi këtë të diel për zgjedhjen e Presidentit, ku votat nxorrën fitues Milo Gjukanoviç.
I dalë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Gjukanoviç fitoi me 54% të votave.
Në komunikimin e parë pas fitores, Presidenti i zgjedhur tha se e ka përmbushur premtimin e dhënë, duke fituar që në raundin e parë të votimit.
Sipas tij, fitorja nënkupton mbështetjen e rrugës së Malit të Zi në Bashkimin Europian.
“Jam i bindur se nuk do t’i humbim pritshmëritë e qytetarëve dhe se në pesë vitet e ardhshme do ta bëjmë këtë hap përfundimtar”, tha Gjukanoviç.
Në vijim vlerësoi besnikërinë dhe angazhimin e qytetarëve, duke nënvizuar se është i lumtur të kuptojë se në këtë mënyrë do të shkojnë drejt një jete më të mirë. /a.y/noa.al