Transmetuar më 17-04-2018, 19:35

Ish- kampioni i Botës në futboll, italiani Andrea Pirlo po i kushtohet me kohë të plotë biznesit të tij të prodhimit të verërave.

Por teksa flet për biznesin e ri, ai ka treguar edhe një të vërtetë aspak të hijshme për një kampion, konsumi i disa gotave më tepër me alkool.

Ish-fantazisti i Interit, Milanit, Juventusit e pranon në një deklaratë për “Repubblica”-n se ka pirë edhe pas ndeshjeve të rëndësishme.

“Edhe kur isha në aktivitet, nuk ia lija vetes mangët disa gota pas ndeshjeve, dhe po them disa. Një futbollist, gjatë javës, duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sidomos kur afron ndeshje. Por pasi dilnim nga fusha, disa lëshime vetes ia lejoja, aq më shumë kur fitonim.

Madje, edhe pas trofeve me klubet, disa birra nuk mund të mungonin për mua… Festa pas Botërorit? Kur triumfuam në Gjermani festuam për një kohë të mirë, ahh sa shumë, me verë, por edhe me diçka tjetër që po e mbaj të fshehtë…

Madje, ditën tjetër jam zgjuar duke mos mbajtur mend thuajse asgjë nga gjithë ajo që kishte kaluar. E rëndësishme ishte të festonim! Ishte momenti më i bukur i karrierës sime futbollistike", ka thënë Pirlo./m.sh/noa.al/