Transmetuar më 17-04-2018, 20:25

Punimet për stadiumin e ri “Arena Kombëtare” po ecin me ritme të shpejta.

Një video e re është publikuar në të cilën duket se tribunat tashmë kanë marrë formë dhe janë drejt fundit.

Projekti tashmë është realizuar në masën 85 % dhe punimet po kryhen me ritme mjaft të mira.

Impianti me kapacitet 22 mijë vendësh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm kur edhe do të jetë gati të presë ndeshje.

Për më shumë, ndiqni videon./a.m./noa.al/