Transmetuar më 19-04-2018, 14:09

Francezi 30-vjeçar ka kaluar një sezon të vështirë në Madrid dhe në raport thuhet se Sergio Ramos i ka thënë presidentit të klubit, Florentino Perez, ta shesë atë.

Për largimin e tij janë dakord edhe një pjesë e mirë e tifozëve, të cilët tashmë i kanë kushtuar më shumë se njëherë vërshëllima francezit në “Santiago Bernabéu”. 

Benzema është një nga ata lojtarë, i destinuar të largohet këtë verë, por problemi i presidentit është se askush nuk e dëshiron atë, thotë “Diario Gol”.

Ofertat për Karim Benzema janë qesharake. Klubi i vetëm për momentin, që ka qenë i interesuar minimalisht për “9”, është Arsenali. 

Londinezët janë të gatshëm të shpëtojnë Karimin nga Madridi, por, siç është thënë nga Florentino, ata nuk japin më shumë se 40 milionë euro.