Transmetuar më 19-04-2018, 20:29

Dikur kënga dhe kërcimi "Gangam Style" çmendi gjithë botën, miliarda njerëz e klikuan në youtube dhe e kërcyen në mbarë globin.

Pas Gangam, një tjetër kërcim tërhoqi vëmendje, ai ishte Harlem Shake.

Por sot bota po vallëzon nën rritmet e "Floss dance".

 “Floss” quhet një lloj kërcimi ku në lëvizje hyjnë krahët dhe këmbët.

Ato duhet t’i lëvizësh në mënyrë mjaft të shpejtë. Duart duhet të lëvizin në anë të kundërt me këmbët.

Ky lloj kërcimi është përhapur në mbarë botën, ndërsa "çmendi" edhe këngëtaren Katy Perry gjatë një spektakli për zbulimin e talenteve në amerikë./m.sh/noa.al/