Transmetuar më 19-04-2018, 20:37

Shkoi me kamion në Britani për t’u operuar, por përfundoi në burg.

Një shqiptare 31-vjeçare është vënë në qendër të një historie e denjë për film.

Bëhet fjalë për shtetasen Fatmira Tafa, e cila u dënua nga Gjykata e Kardifit me 14 muaj burg për mashtrim.

Ajo përdori një pasaportë të falsifikuar kur u paraqit në spital pasi iu nënshtrua një operacioni që kushtonte 72 mijë paundë, për transplantimin e veshkës.

Tafa u paraqit si një shtetase greke e quajtur Eleni Manola. Pas verifikimeve të kryera nga ambasada greke në Britani, rezultoi se një shtetase me identitet të tillë në fakt jetonte në Greqi.

Pas zbulimit të mashtrimit, ajo përfundoi në qeli dhe gjykata e dënoi me 14 muaj burg. Avokati i saj deklaroi se gjithçka shqiptarja e bëri pasi i rrezikohej jeta./a.m./noa.al/