Transmetuar më 19-04-2018, 21:39

Një gjyshe ka habitur mijëra njerëz me pamjen e saj rinore.

‘Bomba’ bjonde, Gina Stewart është një nga finalistet për kurorën e lakmuar të Miss Maxim 2018.

Modelja mahnitëse, nënë e 4 fëmijëve, ka ‘hedhur’ poshtë qindra vajza në moshën e fëmijëve të saj.

Me pamjen e saj rinore e konstruktin e trupit të formuar e bombastik, ju do të habiteni kur të kuptoni se sa vjeç është ajo.

Modelja nga Gold Coast në Australi, e cila ka më shumë se 40.000 ndjekës në Instagram, është 47-vjeçe.

Dhe jo vetëm, Stewart është bërë gjyshe në moshën 46-vjeçare dhe ka një mbesë 10 muajshe.