Transmetuar më 07-05-2018, 14:00

Tiranë, NOA.al- Veriu do jetë me kthjellime e vranësira kalimtare por shira të përkohshëm priten në pjesën e dytë të ditës. Ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira të herë pas hershëm do të ketë në zonat Jugore dhe Qendrore deri në mbrëmje kur moti përmirësohet përkohësisht në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë të temperaturave sjell mesdita në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.

Europa

Vijojnë vranësirat me shira të shpeshtë në Europën Juglindore dhe zona të izoluara të Qendrës së saj. Por mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare pjesa më e madhe e Europës; kryesisht zonat Perëndimore. /a.y/noa.al