Transmetuar më 09-05-2018, 11:47

Pasditen e kësaj të marte u ekstradua nga Turqia, Izet Haxhia, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit.

Por paraditen e sotme, është bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku thuhet se e “vërteta zhytet por nuk mbytet”.

postim shihet kënga e Alban Skënderaj, “Vetëm ty”, shoqëruar me disa fjalë.

Mendohet se ky postim është bërë nga e dashura e Izet Haxhisë, ku shkruhet:

“Ti je forca ime, ti je shkëmbi im, ti je i miri im, Izet Haxhia!

Jam edhe unë me ty, në atë qeli… Dhe do të jem, kudo që të jesh!

Zoti është me ty, sepse ti je me Të Vërtetën! Që zhytet, por nuk mbytet kurrë!!

Mirë se u ktheve në atdheun tënd, tonin, Dashuria ime e pamposhtur! Nuk je vetëm♥”.

I shumëkërkuari nga Interpol, ish-truprojë e Sali Berishës, u ekstradua nën masa të rrepta sigurie pasditen e djeshme.

Ai është dënuar me 25 vite burg, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit.

Haxhia nuk e ka pranuar kurrë një akuzë të tillë, ndërkohë që prej kohësh ka kërkuar ekstradimin, në mënyrë që të përballet me drejtësinë shqiptare. Madje rreth dy javë më parë ai u dorëzua në autoritetet turke, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Izet Haxhia prej kohësh ka hedhur akuza të ashpra edhe në drejtim të ish-shefit të tij, liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për rolin që sipas tij ka luajtur në ekzekutimin e Azemit.

Haxhia ka paralajmëruar se posedon disa prova të forta që sipas tij nuk janë përdorur në procesin gjyqësor të përfunduar vite më parë.

Azem Hajdari u ekzekutua me armë zjarri më 12 shtator të vitit 1998, fare pranë selisë së Partisë Demokratike. /a.y/noa.al

Ekstradimi i Izet Haxhisë, ja si e komenton Edi Rama

Ekstradimi i Izet Haxhisë, Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Ramës

Policia e Shtetit flet mbi kthimin e Izet Haxhisë me pranga nga Turqia

Pamjet, Izet Haxhia në Komisariatin e Rinasit pas ekstradimit nga Turqia