Transmetuar më 09-05-2018, 12:16

Pak pas takimit me klientin e tij, mesditën e sotme ka folur për mediat avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi.

Ai bëri me dije se klienti i tij, i ekstraduar ditën e djeshme nga Turqia, ndodhet në ambientet e burgut 302.

Por avokati mohoi që Haxhia të ketë rrezik për jetën e tij, ndërsa shprehu se synimi kryesor është rihapja e dosjes “Hajdari”.

“Synimi ynë është të rihpaim dosjen nga e para, pasi hetimi i është bërë në mungesë. Gjykata e shkallës së parë Tiranë në vitin 2001 ka deklaruar largimin e ikjen e të pandehurit duke caktuar avokat kryesisht. Kemi besim të plotë se çështja do shkojë drejt rihapjes. Klienti nuk shfaqi ndonjë problem, institucionet shtetërore kanë marrë të gjitha masat. Ai është i akomoduar si të gjithë të burgosurit e tjerë ne burgun 302, s’ka arsye pse të ketë rrezik për jetën. I kemi bërë gjërat gati, në ditët në vijim do i mësoni të gjitha detajet”, u shpreh Dashi.

Ai shtoi se do të flitet në kohën dhe momentin e duhur, ndërsa nënvizoi se klienti i tij është dënaar në mungesë dhe kjo do të thotë se çështja do të rihapet.

I shumëkërkuari nga Interpol, ish-truprojë e Sali Berishës, u ekstradua nën masa të rrepta sigurie pasditen e djeshme.

Ai është dënuar me 25 vite burg, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit.

Haxhia nuk e ka pranuar kurrë një akuzë të tillë, ndërkohë që prej kohësh kishte kërkuar ekstradimin, në mënyrë që të përballej me drejtësinë shqiptare. Madje rreth dy javë më parë ai u dorëzua në autoritetet turke, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Izet Haxhia prej kohësh ka hedhur akuza të ashpra edhe në drejtim të ish-shefit të tij, liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për rolin që sipas tij ka luajtur në ekzekutimin e Azemit.

Haxhia ka paralajmëruar se posedon disa prova të forta që sipas tij nuk janë përdorur në procesin gjyqësor të përfunduar vite më parë.

Azem Hajdari u ekzekutua me armë zjarri më 12 shtator të vitit 1998, fare pranë selisë së Partisë Demokratike. /a.y/noa.al

U ekstradua nga Turqia, postimi në profilin e Izet Haxhisë: E vërteta zhytet, por nuk mbytet

Ekstradimi i Izet Haxhisë, ja si e komenton Edi Rama

Ekstradimi i Izet Haxhisë, Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Ramës

Policia e Shtetit flet mbi kthimin e Izet Haxhisë me pranga nga Turqia

Pamjet, Izet Haxhia në Komisariatin e Rinasit pas ekstradimit nga Turqia