Transmetuar më 09-05-2018, 20:54

Moderatori Ardit Gjebrea ka treguar se në sezonin e ri për ‘Të dielën shqiptare’ gjërat do të jenë ndryshe.

Ai ka ndarë një foto krah skenografit të njohur italian ku tregon se janë duke punuar për të sjellë një skenografi të re.

“Në studion e profesor Gaetano Castelli duke punuar për skenografinë në studion e re”, – ka shkruar Ardit Gjebrea bashkangjitur fotos ku në një ekran të madh duket një pjesë e projektit të ri.

Gaetano Castelli prej vitesh është skenografi i këtij emisioni dhe i shumë eventeve të tjera artistike në Shqiëpëri.

Se si do të duket skena e re e formatit “E diela shqiptare” do e shohim në vijim.

“E diela shqiptare” është një nga formatet televizive më të ndjekur nga shqiptarët. /a.k/noa.al/