Transmetuar më 10-05-2018, 09:58

“E vrava unë”. Është ky rrëfimi i bërë nga babai i 25-vjeçares italo-pakistaneze Sana Cheema, me banim në Brescia të Italisë.

E reja u vra në muajin prill në Pakistan, për shkak se refuzoi një martesë me mblesëri.

Burri, me shtetësi italiane si e bija, u ndihmua nga njëri prej djemve, për të mbytur vajzën, deri sa i thyen një kockë të qafës, siç zbuloi autopsia.

Babë e bir rrezikojnë dënim me vdekje, ose burgim të përjetshëm. Sana kishte lindur në Pakistan, ndërsa kishte ardhur bashkë me familjen në Brescia të Italisë, në moshë fare të vogël.

Pasi kishte frekuentuar shkollën, ajo kishte nisur punë në një autoshkollë, të cilën e drejtonte, shkruan noa.al.

Disa muaj më parë ajo ishte kthyer në vendin e saj të lindjes, në provincën e Gujarat, bashkë me familjen, e cila donte ta martonte me një bashkëkombasin e saj.

Por ajo refuzoi martesën duke thënë se donte të martohej me një italian dhe për këtë arsye, i ati e mbyti. /a.y/noa.al