Transmetuar më 10-05-2018, 11:05

"Gangsterët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 për qind në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm", shkruan prestigjiozja britanike "The Times".

Në artikull shkruhet se është përhapur gjithnjë e më shumë dhuna në qytetet bregdetare dhe fshatrat rurale për shkak të shtimit të kokainës të sjellë nga mafia shqiptare nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine, tregojnë të dhënat e marra nga "The Times".

Ritmi në të cilin banda shqiptare ka imponuar kontrollin kontrabandë të shumicës së kokainës dhe shpërndarjen në Britani është paraqitur në shifra nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Në raport thuhet se ka një rritje të shpërndarjes së kokainës dhe vrasjeve gjatë periudhës së fundit tre-vjeçare, ekspertë të qeverisë thonë se pastërtia e kokainës që kontrollohet nga shqiptarët ka ardhur në progres.

Gazeta publikon foton e Olsi Behelulit, një shqiptar që jeton në veriperëndim të Londrës, i cili publikonte të ardhurat nga droga para se të kapej dhe burgosej për 11 vite në 2015./m.sh/noa.al/