Transmetuar më 10-05-2018, 19:09

Muajin e kaluar, ndarja e saj nga partneri me të cilin kishin shtatë vite bashkë bëri mjaft bujë. Bëhet fjalë për modelen dhe personazhin e televizonit britanik Imogen Thomas.

Ajo u nda nga partneri Adam Horsley me të cilin ka dy vajza.

Në një deklaratë të shpërndarë para dy javësh, ajo theksonte se ishte e dërrmuar nga ndarja, por miqtë dhe familjarët e saj do ta ndihmojnë të kalojë këtë situate shkruan DailyMail.

Dhe duket se një mik i ri po e ndihmon. Ajo është kapur duke shkëmbyer puthje pasionante me mashkullin misterioz në rrugët e Londrës./a.m./noa.al/