Transmetuar më 16-05-2018, 22:47

Spanjollët e Atletico Madrid triumfojnë në finalen e Lionit duke u shpallur fitues të Europa League.

Skuadra e Simeone mposhti Olimpik Marsejë me rezultatin 3 – 0.

Francezi Antoine Griezman i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij Atletiko Madrid në finale.

Nga një gol në çdo pjesë shënoi Griezman, ndërsa goli i tretë u shënua nga kapiteni Gabi duke i dhënë trainerit Simeone trofeun e dytë më të madh për klube në Evropë, pas Champions League.

Griezmann që me gjasë sezonin e ardhshëm do ta vesh fanellën e Barcelonës, ka shënuar një super gol në minutën e 49’të, ndërsa fillimisht u kishte dhënë avantazhin spanjollëve.

Edhe pse finalja u luajt në Lion, ky nuk ishte një ogur i mirë për francezët e Marsejë që kërkua trofeun e parë, ndërsa Atletiko u rikthye tek titulli pas disa vitesh mungesë./m.sh/noa.al/